ShowBiz

Sara Gjordeni i dedikon fjalët e ëmbla të bijës pak kohë para lindjes

Sara Gjordeni pritet të bekohet me ardhjen në jetë të një vajze e cila vjen si frut i dashurisë së saj me Bardhin. Romanca e tyre filloi në Big Brother dhe ka kaluar në shumë sfida. Së fundmi Sara i ka dedikuar disa fjalë prekëse të voglës së saj me një postim në rrjete sociale.

Hej Mam! Ka ngelur pak kohë derisa ti të vish, e unë ndihëm në faj që ndonjëherë nuk flas për ty mjaftueshëm. A e di mam, ditët kanë ndryshuar, nuk gdhihem e as fle më njësoj, orët kanë tjetër ndjesi, e pikërisht këto ndjesi, zgjasin një përjetësi orësh. Ka çaste që dita ndal tërësisht, ashtu siç ndal zemra ime momentet kur ti nuk lëviz e shkrin sërish kur mi vret brinjët me këmbët e tua të vogla.

Ti nuk e di ende, por mami është në gjendje të durojë nga ti shumë më tepër dhimbje sesa ato këmbët e vogla që më trembin e më zgjojnë nga gjumi mes natës. Nuk e dija si është të jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si është të dashurohesh çmendurisht pas një krijese që ende as se ke parë, këto po mi mëson ti e vogla ime, mami po rritet bashkë me ty. Më beso që ndiej sikur je ti ajo që po më rrit mua më shumë.

Frika ime më e madhe kur hedh këto rreshta në ekran oj e vogël, është se po tingelloj klishe dhe e mërzitshme si çdo prind i ri, po ata çfarëdo të shkruaj gjithesesi nuk e dinë se çfarë je ti për mua e ndoshta sdo e dinë kurrë. Kjo besoj për fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshëm, serish ndihem sikur s’ka sasi librash që më mbush fjalorin aq sa për tu shprehur me fjalët që ti meriton të të them. Ti nuk je thjesht fëmija im e vogla ime, ti je 100 sfida e mamit të fituara njëherësh, je një luftë e madhe që mamit i ka kushtuar shumë lot, shume fjalë, shumë dhimbje, shumë ndryshime, po në të njejtën kohë moj mistrece shkelmuese, më ke dhëne dite me diell, endrra, shpresë, jetë!

Po me çfarë të ti shpërblej unë ty këto? A do të mjaftojnë lodrat që do të blej o mamush? A do të kënaqin pushimet që do bëjmë? A do të mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem unë e aftë të të jap ty aq sa për të kompensuar gjithçka ti me dhe mua? 100 pyetje në kokë e ëmbla ime e vogël, fluturza ime, po mami e di që sapo të ti shoh sytë çdo gjë do marrë kuptim dhe do kem gjithë përgjigjet e botës, në krahët e mi … Të Dua o zog i bardhë! Mami.

Linku: https://www.instagram.com/p/DAeVzqcI3DQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DAeVzqcI3DQ/