ShowBiz

Prindërit e Lotinës zbulojnë më shumë detaje nga takimi dhe raporti me Moozik-un

Prindërit e Lotinës nuk i kanë shpëtuar vëmendjes mediatike të çiftit. Marrëdhënja e Mozzikut me të bijën ka qenë një nga më të komentuarat.

Së fundmi prindërit e Lotinës kanë folur për Mozzik dhe takimin e tyre të parë

Kujtojmë se dhë më herët i ati i Lotinës është shprehur shumë i lumtur për romancën e tyre.

E keni paragjykuar ndonjëherë rolin e tij në muzikë?
Mika Haziri: Jo, ndoshta sepse nuk e kam ndjekur më herët, repin e anashkaloj, s’kam as keq, as mirë. Por tani kam parë që kishte këngë të mira.
Lutfi Haziri shprehet se nuk ka pasur paragjykime në familjen e tyre, madje kishin ndjesinë se njiheshin prej kohësh.

Lutfi Haziri: Unë e kam ndjekur, nuk kemi paragjykime në familje realisht, as unë, as Mika. Edhe në familje të gjerë nuk kemi paragjykime. Edhe për Mozin pak a shumë, emër publik, ka qenë i njohur, i dëgjuar, por ajo që neve na ka ofruar është lumturia që Loti e ka gjetur dhe në takimin e parë ne jemi pranuar, kemi pasur ndjenjën që jemi njohur shumë.
-Si ishte takimi i parë me të?

Lutfi Haziri: Sikur ta njihnim gjithmonë dhe porosia ime ka qenë kujdesuni për njëri-tjetrin si për veten tuaj, si për sytë tuaj dhe fundja ne e gjejmë lumturinë si prindër te lumturia juaj, gjithçka që e keni bashkë neve na plotëson, na gëzon. Po presim me padurim t’i bëjmë familjet tona bashkë, më të mëdha dhe kjo lidhje po bëhet më e fortë, më e qëndrueshme, më e çeliktë.

Linku:https://www.instagram.com/p/C_862yZM0ZA/?img_index=4

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C_862yZM0ZA/?img_index=4