ShowBiz

Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës, ja kuptimi i veçantë që mbart kjo zgjedhje

Bardhi dhe Sara priten të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Familja e tyre do të bekohet me një vajzë.

Çifti po e presin me padurim ardhjen e të voglës së tyre në jetë.

Dyshja ndryshe nga pjesa tjetër e prindëerve të estradës dhe jo vetëm kanë zbuluar emrin e të voglës para lindjes.

E bija do të quhet Nea dhe Sara nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar kuptimin e tij.

Nea kuptimi : Dikush që ringrihet gjithë jeten si version më i fortë i vetes nga fatkeqesitë.

NEA (e re) në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, pamje e që nuk ndalon së përmirësuari veten.

Në Islam; Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë e të gëzueshme.

Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/