ShowBiz

Kënga Magjike, ja kush do të moderojë krahas Ardit Gjebreas

Kënga Magjike ka filluar rrugëtimin e saj dhe për këtë vit. Shumë artist të rinj dhe jo vetëm do të konkurrojnë për një mundësi më shumë në këtë spektakël muzikor.

Kurioziteti ka qenë i madh mbi prezantuesit e këtij edicioni.

Arditi ka bërë të ditur bashkëprezantueset.

Krah tij në netët gjysmëfinale dhe finale do të jenë gazetarja e njohur Matilda Mcini dhe balerina Selin Bollati.

Kujtojmë se finalja e Këngës Magjike do të mbahet më 7 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Linku: https://www.instagram.com/kengamagjikeofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kengamagjikeofficial/