ShowBiz

Tronditëse, Lisa Marie Presley e mbajti djalin e vdekur në shtëpi për 2 muaj

Lisa Marie Presley e mbajti trupin e djalit të saj të vdekur në akull në shtëpi për dy muaj, ndërsa luftoi për të përballuar pikëllimin e shkaktuar nga vdekja e tij e papritur, zbuloi familja në librin e sapobotuar.

Zbulimi makabër u bë në “From Here to the Great Unknown”, kujtimet e Presley, të cilat vajza e saj, aktori Riley Keough, e përfundoi pasi vdiq në janar të vitit të kaluar.

“Mamaja ime e kishte vëllanë tim në shtëpi me ne në vend që ta mbanim në morg”, ka shkruar Keough. “Ata na thanë se nëse mund të kujdeseshim për trupin, mund ta kishim në shtëpi, kështu që ajo e mbajti në shtëpinë tonë për një kohë në akull të thatë”.

Ajo vazhdoi: “Ishte vërtet e rëndësishme që mamaja ime të kishte kohë të mjaftueshme për t’i thënë lamtumirë, në të njëjtën mënyrë që kishte bërë me babain e saj. Dhe unë shkoja dhe ulesha atje me të.”

Dhoma ku strehohej trupi i Benjamin Keough u mbajt në 55 gradë dhe nëna e tij “u mësua shumë me të, duke u kujdesur për të dhe duke e mbajtur atje”, sipas kujtimeve.

Linku: https://www.nbcnews.com/news/us-news/lisa-marie-presley-kept-dead-sons-body-home-2-months-death-rcna174523

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/lisampresley/