Armina Mevlani është një emër jo pak influencues në botën e modës e cila prej vitesh e ndjekë me rigorizitet këtë rrugëtim.
Në daljen e saj të fundit Armina është surprizuar nga i ati ku ka marrë disa fjalë zemre që çdo vajzë do të dëshironte ti dëgjonte.
‘Ej Armina! Po të them Armina siç të thoja kur ishe e vogël, kur ti mbylleshe në dhomë me Barbie-t e tua dhe merreshe me veshjet e tyre me orë të tëra. Më kujtohet kur ishe 9-10 vjeç kur u nisëm drejt Shkodrës me një furgon për të incizuar këngën tënde në Festivalin e Fëmijëve dhe që ti ngulje këmbë të ktheheshim sa më shpejt pasi do të organizoje Miss Pallatin.
Ti Armina ke qenë një vajzë e qetë, e urtë, e dashur dhe u rrite pa na krijuar asnjë problem. Kujtoj pasditet kur rrinim bashkë dhe ti bëje mësimet. Kujtoj shumë gjëra me ty, në këto momente do të thoja shumë, shumë gjëra por kaq është koha. Armina, ti je një njeri i dashur, një njeri me një zemër të madhe, një njeri me një zemër të mirë që do shumë njerëzit ashtu dhe kafshët. Ti je shiu që lan mërzitjet e mia. Të puth babi, të dua shumë. Jam krenar për ty.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=EX9eUUN16hE
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C6t4H-QIpr-/?img_index=1