Lifestyle

Parashikimi i motit, 12 tetor 2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. 

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com