Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme përgjatë gjithë territorit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele/com