ShowBiz

E ëma e Kevin në BBV, ja mesazhi që i dha Anës

Ana dhe Kevin janë parë në fillime të BBV shumë të afërt. Ndërhyrja e familjes së Anës bëri që dyshja të distancohen pak nga njëri-tjetri. Së fundmi e ëma e Kevin ka shkuar në Big Brother Vip dhe ka biseduar me të birin ku nuk ka munguar një përballje e saj dhe me Anën.

E ëma nuk nguroi të shprehte rezervat e saj për lidhjen e mundshme mes Kevinit dhe Anës, duke shprehur shqetësim mbi ndërhyrjet e familjarëve të Anës në vendimet e saj.

“Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.

Pasi Alaudini e ftoi të fliste hapur me Anën, nëna e Kevinit vendosi ta bëjë këtë. Duke iu drejtuar Anës, ajo u shpreh se ishte e vetëdijshme për shqetësimet e familjes së saj ndaj Kevinit. Ana shpjegoi se familja e saj nuk ishte kundër Kevinit, por më shumë shqetësimet kishin të bënin me vendimin e saj për të hyrë në BBVK, për shkak të moshës së re dhe frikës se mund të gabonte.

“Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_4jAK2PnsW

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DBZi2ezuUgG/