ShowBiz

‘Në rrugën e dhimbjes jemi vetëm’, Alketa Vejsiu kujton të atin e ndjerë kështu

Alketa Vejsiu një vit më parë humbi të atin. Për të dhe familjen e saj kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo ka vendosur ta kujtojë me një mbishkrim në rrjete sociale.

“Në rrugën e dhimbjes jemi vetëm, por ti si yll do më ndricosh gjithmonë”, shkruan ajo ndër të tjera.

1 vit pa Babin dhe 10 mesime të thjeshta jete;

1.E di që askush nuk do më dojë dot si Ty. Aq bukur, aq fort. Unë e pata të jashëzakonshme që në fëmijëri dashurinë e babait.Që tek karrotat që shtrydheshin me napë, portokallet që vinin nga jugu me vështirësi,që tek rruga Tiranë Durrës me bicikletë,deri tek ditët e lumtura në Paris kur këndonim në Sene e me the; “Shyqyr që u bëre ti mor bir që të shihja dhe unë ca ditë të lumtura”.

2.Më mësove të mos gënjej; ndaj unë i urrej gënjeshtarët. Ndaj dhe të vërtetat e mia sado të hidhura edhe kur lëndojnë dikë, i them. Dua të iki pa pesha nga kjo jetë; si ti.

3.Më mësove të besoj tek Dashuria, sa e rëndësishme është të kesh në shtratin e spitalit deri ne fund një njeri që e do fort. Me gratë s’të eci shumë,e nuk ishe partneri më ideal. Por e kërkove dashurinë gjithë jetën, e gjete dhe jetove në moshën 55 vjeç.Më thoje që sduhet ta duash kurre dikë se ke nevoje për të; ta duash kur ske nevojë dhe thjesht ta duash, kjo ishte dashuria për ty!

4.Më mesove të ndjek pasionin për punen, se Puna stë tradhëton kurrë por pa e shitur shpirtin për suksesin.

5.Më thoje që ska asgjë më të mirë që mund të bësh sesa te rrisësh dy fëmijë me dashuri e ti shkollosh;shperblimi më i madh.Me thoje gjithmonë që unë stë solla asnjë mërzitje në jetë.

6.Më mësove që paraja ka vlerë vetëm nëse përdoret në funksion të emocionit; sepse ty tu desh gjithmone shume pak për të gëzuar.

7.Më thoje që fytyrën e kisha si 10-leksh por zemrën sa nje oqean; që edhe nëse mund të ndeshja njerëz të ligj gjatë rrugës, sduhej për asnjë arsye të ndryshoja.

8.Më mësove mirnjohjen; mbi këtë parim ndërtova jetën. Më mësove mos jetoja nën efektin e duartrokitjeve e mos dehësha nga admirimi atyre që nuk njihja, por të vleresoja ata që më donin prej vërteti larg dritave të skenës.E kam nderuar dhe ndjerë si asgjë tjetër duartrokitjen tënde o Fansi më I mirë që mund të kisha.

9.Më mësove të fal, edhe kur njerezit të zhgënjejnë.

10.Më mësove të jem e fortë; vetëm se jam lodhur duke qenë e fortë.

Smë mësove si jetohet pa Babain, shokun,frymëzimin, shpatullën ku mund te mbeshtetesh gjithmonë.

Në rrugën e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmonë.

Linku:https://www.instagram.com/p/DB9a1s0OUyU/?img_index=1

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DB9a1s0OUyU/?img_index=1