Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë; mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale, e cila pritet në jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com