ShowBiz

Atilla largohet nga BBVK, ja mesazhi që i dha Rezartit pak para se të dilte

Atilla pasi solli një sërë trazirash brenda shtëpisë vip si dhe jashtë për shkak të akuzave të dhunës që rëndojnë mbi të. Pamjet e partneres së tij me fytyrë të nxirë kanë qenë jo pak herë pjesë e emisioneve të ndryshme. Pasi televizionit iu kërkua të merrte masa sepse rrezikonte shumë me këtë rast ata vendosën ta largojnë Atillën nga programi.

Atilla ka reaguar me një fjalim para banorëve në këtë formë.

‘Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjgu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.

“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

Po ashtu ai iu drejtua Rezit duke i thënë që të mos harrojë se Drenusha ka dy fëmijë jashtë.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/