ShowBiz

Rezart Veleshnja reagon pas përjashtimit nga Big Brother Vip Kosova

Rezart Veleshnja u eleminua me zarf të zi nga Big Brother Vip Kosova.

Ky vendim erdhi pasi ai shkeli një nga rregullat kryesor të produksionit.

Rezarti u akuzua për kërcënime dhe gjuhë seksiste ndaj vajzave dhe jo vetëm. Së bashku me të u largua dhe Besforti.

Rezi ka reaguar pas largimit në këtë formë.

Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën.

“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha aktori përmes një videoje.

Linku:https://www.instagram.com/stories/rezart._.veleshnja/3497380520499018233/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/stories/rezart._.veleshnja/3497380520499018233/