ShowBiz

Nga paragjykimet tek pasiguria në vendin e tij, Elton Ilirjani vjen me një rrëfim ndryshe

Elton Ilirjani është një nga emrat më të komentuar në media të ndryshme kjo për shkak të orientimit seksual.

Në daljen e tij të fundit Eltoni ka rrëfyer pasigurit që ndeshet kur vjen në Shqipëri dhe paragjykimet që ka ndeshur për rrugëtimin e tij.

Ai zbuloi arsye pse shoqërohet me truproja në vendin tonë.

“Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua,” është shprehur Eltoni teksa ka shtuar se e ka të pamundur të dalë pa truprojë, i veshur ashtu siç ai dëshiron, në Tiranë.

“Nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë. Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar,” tha Ilirjani.

Ndër të tjera modeli ka shtuar se i fshin të gjitha komentet negative nga rrjetet e tij sociale duke nënkuptuar se e ka të vështirë të përballet me realitetin.

“Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im”.

Pas kësaj Eltoni u pyet nga moderatori “po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?”

“Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje,” tha Elton Iliriani për Opinion.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=vTNiAK-guE4

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=vTNiAK-guE4