ShowBiz

Kanye West paditet nga punonjësit

Një padi e re është ngritur për Kanye West. Kjo pasi ky i fundit, ka detyruar ish-bashkëpunëtorin e tij të vishte këmishën e svastikës dhe të dëgjonte atë dhe Biancan duke kryer marrëdhënie në dhomën tjetër.

Murphy Aficionado pretendon se reperi e ftoi në një dhomë hoteli në Beverly Hills në nëntor të vitit 2022 ku West kishte pantallonat e zbërthyera dhe ishte pa këmishë ndërsa Bianca mbulonte gjoksin me duar.
Aficionado më tej pretendon se West i tha të priste, vrapoi në dhomën ku ishte Censori dhe se pas disa sekondash i dëgjoi përsëri duke bërë marrëdhënie seksuale.
Po ashtu West u kthye pas 10 minutash sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe kishte veshur një bluzë me logon naziste dhe e pyeti: “Të pëlqen bluza ime?”.
Ai gjithashtu deklaroi se një javë më vonë, West përsëri e bëri atë ta dëgjonte gjatë marrëdhënieve të tij intime, këtë herë me një masazhatore. Aficionado u pushua nga puna në vitin 2023 dhe tani po e padit atë për diskriminim, mjedis armiqësor të punës, shpifje dhe mospagesë të pagave.

Linku: https://www.nydailynews.com/2024/11/14/kanye-west-sued-murphy-aficionado

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kanyewestbianca/