ShowBiz

‘Ndihem e dështuar sepse nuk mund të kem fëmijë’, aktorja bën rrëfimin e papritur

Aktorja e njohur, Michelle Yeoh ka rrëfyer se ndihet e dështuar për shkak se nuk mund të ketë një fëmijë.

Ajo ka treguar se gjithmonë dëshironte të kishte një familje të madhe teksa shtoi që ky ishte dhe qëllimi i martesës së saj të pare me biznesmenin Sir Dickson Poon.

Për këtë problem të sajin ajo tregoi se kishte bërë disa trajtime por të gjitha pa sukses.

“Momenti më i keq i çdo muaji është të kuptosh se je totalisht një dështim” tha ajo për “Ora e gruas” në BBC.

 “Dhe pastaj ju thoni pse? Duhet të ndaloni së fajsuari veten, kur disa gjëra në trupin tuaj nuk funksinojnë siç duhet, duhet ta pranosh sepse nuk ke zgjidhje tjetër,” shtoi aktorja.

Yeoh, 62 vjeç, fitoi një Oskar vitin e kaluar për “Gjithçka Kudo Gjithçka Përnjëherë” dhe është gjithashtu e njohur për filmat si “Tomorrow Never Dies”, “Crouching Tiger”, “Hidden Dragon” dhe “Crazy Rich Asian”. Ajo do të shihet si Madame Morrible në versionin e ri filmik të Wicked.

Yeoh dhe Poon ishin të martuar nga viti 1988 deri në 1992.

Ajo tha se moslindja e fëmijëve nuk ishte nga mungesa e përpjekjes “unë gjithmonë i kam dashur dhe ende i dua foshnjat” u shpreh Michelle.

E pyetur nga prezantuesja e “Ora e gruas”, se sa kohë iu desh që të pajtohej me faktin se nuk do të mund ta bënte këtë, ajo u përgjigj: “Ndonjëherë, unë ende mendoj për këtë.”

Linku: https://www.bbc.com/news/articles/cx2l4q0d1eqo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DCM6M4xTqlT/