ShowBiz

U tha se nuk përmbush detyrimet financiare ndaj të birit, reagon ish partneri i Jonida Maliqit

Jonida Maliqi dhe ish partneri i saj duket se i janë rikthyer debateve.

Ditën e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi i është rikthyer dyerve të gjykatës 8 vite pas divorcit me Gent Prizreni. Sipas burimeve pranë saj Jonida është shprehur se Genti nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj të birit.

Gent Prizreni, i është përgjigjur menjëherë publikisht këngëtares, duke publikuar faturat. Faturat tregojnë se si ai ka depozituar në llogarinë e Jonida Maliqit 2 mijë euro, të paktën në dy muajt e fundit.

A do të ketë një reagim nga ana e këngëtares pas kësaj mbetet për tu parë.

Linku:https://www.instagram.com/jonidamaliqi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/jonidamaliqi/