ShowBiz

U nda nga jeta 1 vit më parë, Jul Deda e kujton kështu të atin

Ka kaluar 1 vit që kur i madhi Zef Deda u nda nga jeta. Për familjen e tyre ky vit ka qenë shumë i vështirë. Shpesh i biri Juli ka ndarë dedikime emocionale me ndjekësit.

Nëpërmjet një postimi ai ka bërë të njejtën gjë.

Të Dielën bëhet 1 vit që s’jena perqafu, që s’te kam afër fizikisht, sepse ti je çdo ditë me mua, ne mendje, ne shpirt, në gene. Hej Bos, të Dielën, do mblidhemi tek shtëpia jote e dytë, në Teatrin “Migjeni”, dhe do të të kujtojmë ashtu siç ti na e le amanet. Ti the “ju du t’qeshun” dhe ne ashtu do të të kujtojmë. Madje dua të ftoj këdo që ka kohë dhe deshirë, të jetë i pranishëm në këtë përkujtimore. Pa merak Bos nuk do bëj rrëmujë, duam të të kujtojmë ashtu siç e meriton, qetë, bukur, paster dhe me lezet. Nje Zot e di sa me ka marre malli..! Të du fort zemra jeme..!

 

Linku: https://www.instagram.com/juldeda/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/