ShowBiz

Atilla dhe Drenusha i bëjnë premtimin e papritur njëri-tjetrit për fëmijët

Atilla dhe Drenusha kanë treguar publikisht më herët se nuk kanë pasur një histori të lehtë. Mes akuzave për dhunë psikologjike dhe jo vetëm dyshja duket se kanë gjetur një rrugë të përbashkët  komunikimi.

Big Brother ka organizuar një darkë për ta, të cilët e kanë pritur shumë mirë dhe kanë arritur në një konkluzion të përbashkët.

Atilla dhe Drenusha i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit se do të bashkëpunojnë më shumë për fëmijët.

“Një gajle po ta heki, mirë janë. Unë nanë nuk mundem me iu bë por fokus, veç grahi”, i tha Atilla Drenushës.

Derisa, Drenusha tha se është me rëndësi që prindërit të bashkëpunojnë për hir të fëmijëve, dhe uroi që t’i përmbahen këtij takimi.

Ajo tutje uroi që ky takim t’iu jap kurajo për komunikim edhe çifteve të tjera që kanë të njejtat probleme.

Atilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=MWXK8kG4gGs

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=MWXK8kG4gGs