ShowBiz

Shkak xhelozia, zbulohen detaje të tjera nga kriza e Ilnisës me Meritonin

Ilnisa dhe Meritoni u tha se po kalojnë një krizë të fortë në çift. Në daljen e saj të fundit moderatorja u shpreh se ndodh dhe që të zihen si të gjitha çiftet e tjera pasi në një shtëpi jetojnë.

Që nga pushimet e vërës ata nuk kanë ndarë më copëza nga përditshmëria e tyre dhe kjo ka ngritur dyshime të forta tek ndjekësit.

Po ashtu një tjetër detaj që ran ë sy është se çifti nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Çifti duket se i kanë dhënë fund së bashku dhe Meritoni është larguar nga shtëpia.

Sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

Linku: Sot

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DCpO_LENSYx/?img_index=1