Lifestyle

Parashikimi i motit, 26 nëntor 2024

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Linku:metoalb

Burimi i fotos:pexele.com