Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për një spektakël të vërtetë muzikor, duke ngjitur në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të rinj premtues në skenën muzikore.
Pallati i Kongreseve është gati të mirëpresë Festivalin e Fundvitit në RTSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend. Ndërsa artistët pjesëmarrës tashmë janë konfirmuar, burime nga Vip Magazine zbulojnë emrat e dy moderatorëve që do të drejtojnë këtë edicion festiv.
Në krye të spektaklit do të jetë Enkel Demi,krah tij do të jetë Ornela Bregu, një emër i njohur i ekranit shqiptar, e cila rikthehet pas disa viteve mungese nga Shqipëria.
Linku:Vip Magazine
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/festivali_kenge