Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate. Në zonat e thella malore priten reshje dëbore.
Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor.
Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi ifotos:pexele.com