Ish-balerini i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Eno Birko, ka tentuar t’i japë fund jetës këtë të martën.
Ngjarja ke ndodhur rreth orës 1:00. Sipas policisë, Birko, 50 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i pallatit, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe po merr trajtim mjekësor në spital, edhe pse gjendja e tij është e rëndë.
Balerini i njohur Birko po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e tij, të shoqëruar nga përballja me depresionin dhe varësinë nga alkooli.
Në vitin 2010, një operacion i hernies diskale e detyroi të tërhiqej nga rolet si solist kryesor, duke i sjellë një krizë të thellë emocionale dhe izolim nga jeta artistike.
Linku:A2 CNN
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/