ShowBiz

‘Nuk jam e sigurt se ku po shkon’, Selena Gomez flet për raportin me të dashurin

Selena Gomez ka folur rreth marrdhënies me Blanco.

Gjatë një paraqitje në The Late Show me Stephen Colbert të martën, më 3 dhjetor, aktorja u pyet nga drejtuesi për qëllimet e saj me të dashurin e saj, Benny Blanco.

“Nëse nuk e keni problem të pyes, ku po shkon kjo marrëdhënie?” E pyeti moderatori këngëtaren.

Mirëpo Selena u tregua e rezervuar pasi nuk ndau detaje por tha: “Nuk jam e sigurt se ku po shkon,por po kaloj shumë  mirë”

Më pas ajo u pyet edhe njëherë se “cilat janë qëllimet e tua në këtë marrëdhenie”, pyetje të cilës Selena iu përgjigj duke thënë se e do shumë partnerin e saj duke theksur se ai është dhe një kuzhinier shumë i mirë.

Linku: https://people.com/selena-gomez-not-sure-where-benny-blanco-romance-is-going-8756005

Burimi i fotos:https://people.com/selena-gomez-not-sure-where-benny-blanco-romance-is-going-8756005