ShowBiz

Çfarë nuk shkoi me martesën e tyre? Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë

Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ku për herë të parë ka folur për ndarjen nga Besi. Për martesën e tyre që mori fund Xheni është shprehur.

Nuk e shikoj si dështimin tim personal. Martesa nuk është thjesht me veten, por me një individ tjetër. Asgjë në këtë jetë nuk është e garantuar, as jeta, as vdekja dhe as martesa. Madje, mjafton të di që unë bëra të pamundurën, të paktën pjesën time.  “

Unë besoj që kur ka probleme në çift, përgjegjësia është e dyanshme dhe duhen dy për ta kërcyer tangon. Në rast kur pesha i mbetet vetëm njërit partner, marrëdhënia dështon.

Nga vetë fjala marrëdhënie, marr dhe jap, kthehet vetëm marr ose vetëm jap. Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërisht nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë. Për këtë pjesë, besoj se jemi të dy të qetë”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=kxGbLdsZlBM

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=kxGbLdsZlBM