ShowBiz

Ledjona Xheladinaj përfshihet në aksident, ja si paraqitet gjendja e saj

Gazetarja Ledjona Xheladinaj është aksidentuar ditën e djeshme në fshatin Melan të Dibrës me motomjet.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Peshkopi – Melan, shtetasja L.D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, teksa drejtonte një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore paraqitet stabël, dhe do të vijoj të qëndrojë nën monitorimin e bluzave të bardha për të parë ecurinë nëse do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Linku: Top Channel

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDFD8nitBEJ/?img_index=1