ShowBiz

‘Mami u plagos me 7 thika’, Xhensila Myrtezaj flet për traumën e divorcit të prindërve

Xhensila ka qenë e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ku ka folur për divorcin e prindërve. Këngtarja ka ndarë detaje tronditëse nga ai moment.

Xhensila zbuloi se ka qenë në moshën 6 vjeçare kur prindrit u ndanë.

“Ka qenë shumë më traumatike. Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë.

Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veoprim që është bërë në sytë e mi.

Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit.

Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=kxGbLdsZlBM&t=2371s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/