Sara dhe Driloni janë një nga dyshet më të komentuar. Ata kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin por deri më tani nuk ka pasur asnjë shkëndijë romance mes tyre.
Sara i ka kërkuar Drilonit të distancohet nga Anisa.
“Vazhdojnë e më pyesin për trekëndëshin me Anisën dhe mua më bezdis shumë kjo gjë. E urrej këtë gjënë me trekëndëshin. Të kam thënë që në fillim bëjë çka të dojë shpirti por këtë nuk e dua dhe as nuk dua që të diskutohet në ‘Prime’ kjo gjë”, u shpreh Sara.
Mes tjerash, Sara u shpreh se Driloni mund të bëjë çfarë të dojë vetëm se duhet të evitojë përfshirjen e saj në treshe.
“Ajo dëshiron vëmendje dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë dëshiron të bëjë. E di saktë se me çfarë qëllime është futur që nga fillimi. Ti bëjë çfarë të duash, ne nuk kemi asgjë dhe unë nuk dua të futem në këtë vorbullën e treshes e as të bëjë fjalë me dikë – është loja e saj dhe të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk dua të dal në ‘Prime’ si treshe”, u shpreh Sara.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/