Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë dhe lokalisht intensive, në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërkohë në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për tu rikthyer sërisht në mesditën e së dielës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexelele.com