ShowBiz

Eni Jani flet mes emocionesh për momentin më të vështirë me Genc Fugën

Eni Jani partnerja e Genc Fugës në daljen e saj të fundit ka ardhur me një rrëfim të rrallë për jetën private. Eni ka zbuluar momentin me të vështirë të jetës së saj me bashkëshortin. Rreth një vit më parë Genci kaloi një moment të vështirë shëndetësor që fatmirësisht i mbijetoi me sukses. Eni tregoi si e ka përjetuar dhe mbështetur në këtë periudhë jo të lehtë.

“I kam marr gjërat hap pas hapi. Jam përpjekur të ruaj qetësinë dhe mendoj se e kam ruajtur ashtu si duhet. Nuk kam qenë problematike për mjekët, kam ruajtur qetësinë edhe te ata, se unë nuk doja të më qetësonin mua, unë doja të kuptoja. Ishte shok shumë i madh.

Në momentin që unë jam takuar me mjekët pas ndërhyrjes kisha kaluar një ditë të tërë pranë Gencit, që Genci herë ishte e herë nuk ishte. Dhe unë mendoja që duhet ti flisja që ai të dëgjonte gjithë kohën zërin tim, nga ora 11 e paradites deri në orën 10 të mbrëmjes, unë vetëm i flisja. Kur ai më shikonte lumturohesha.

Kur e vumë te skaneri, unë i shpjegoja çdo gjë, gjatë gjithë kohës nuk i jam ndarë, sepse doja të isha gjithë kohën me të. Unë jam shumë e ndjeshme si natyrë, por në situata të tilla më jep Zoti forcë”,-tha Eni Jani.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=K_ahsV44OjU

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/eni_jani_fuga/