ShowBiz

Dy muaj pas dasmës, zbulohet poza e parë e Lori Hoxhës me fustan nusërie

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari rreth dy muaj më parë kurorëzuan dashurinë me një dasmë speciale dhe njëkohësisht shumë të fshehtë nga kamerat dhe pozat në mediat rozë.

U desh të prisnim dy muaj për të zbuluar si dukej Lori Hoxha me fustan nusërie në ditën e saj më të rëndësishme.

Ka qenë stilisti i njohur Valdrin Sahiti që ka publikuar një foto të Lorit, teksa shkruan:

“Me yllin e yjeve”. Lori shihet me flokët e kapur topuz, e lyer me një grim natyral.

Linku:https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/lorihoxha/