ShowBiz

Në një rrëfim special mbi jetën private, Alketa Vejsiu zbulon amanetin që i la i ati

Alketa Vejsiu ka qenë e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Alketa zbuloi se njohja me partnerin ishte dashuri me shikim të parë dhe ajo që e tërhoqi më shumë ishte se ai nuk kishte parë një 19 vjeçare si ajo më parë.

Në një pjesë të intervistës Alketa u ndal tek momenti më i vështirë i jetës së saj si ai humbje së babit.

Ky vit ka qenë i mbushur me lot. Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot. Më thoshte gjithmonë: Unë do të iki i lumtur sepse pata një fëmijë që nuk më zhgënjeu kurrë. Ti më bëre krenar” tha moderatorja ndërsa shtoi se babai i saj i ka lënë edhe një amanet.

“Ai më la një amanet: të jem e lumtur dhe ta çoj jetën përpara.”

“E kam përcjellë me muzikë, siç ma kërkoi. Ai donte që unë të vishesha me të bardha dhe që funerali i tij të ishte një festë, jo një pikëllim. Muzika ishte ajo që e shoqëroi deri në fund, ashtu siç do të kishte dashur gjithmonë.’

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=2Qs8cw4dV5s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/alketavejsiu/