Fero dhe Arbenita dhe pse të ndarë vijojnë të jenë në fokusin e titujve rozë për shkak të përplasjeve virtuale që kanë pasur për kujdestarinë e vajzës de jo vetëm
Në daljen e tij të fundit për Glamur Zone ai ka zbuluar detaje e padëgjuara më parë për krizën dhe raportin e tyre dikur. Fero ka bërë një tentativë për tu pajtuar me nënën e vajzës së saj dhe pas konfirmimit të lajmit të ndarjes. Për këtë pjesë ai u shpreh:
Të të them të drejtën edhe atëherë kam pasur dyshimet e mija, edhe gjatë kohës kur kemi qenë bashkë, sepse kanë ndodhur disa gjëra mes meje dhe saj. Unë pasi bëmë vajzën, se ajo ka pasur një herë abort me mua. Gazetarja e pyeti nëse ishte me dlshirë apo jo aborti.
Nëse ti ke një here abort dhe të dytën here ke vajzë apo djalë, a është prej qejfit apo prej zorit? Domethënë aborti është prej zorit u shpreh këngëtari.
Në një pjesë tjetër të intervistës Fero zbuloi se partnerja e tij e ka futur në kurth shpesh nëpërmjet regjistrimeve. Ai theksoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj veçse në një moment që ajo ia ka kërkuar vetë.
Gjithçka ishte e planifikuar prej saj. Mi bëri disa pyetje. Po, që na ka ndodhur njëherë me nënën e vajzës, ku unë kam ushtruar një lloj dhune ndaj saj. Ka qenë kur kemi qenë në dashuri dhe kemi qenë duke parë filmin “50 shades of Gray”. E kemi pare filmin dhe ajo donte të veproja unë si aktori. Ka ndodh një marrëdhënie dhe kur ndodhi ajo ka fotografuar veten. Ato foto I ka ruajtur. Ajo e ka lyp. A je duke më kuptuar? E ka fotografuar veten dhe unë mendova se ka qejf të shikoj veten në atë mënyrë. Gjithsesi, në ditën kritike, unë pasha Allahun, e bëj Allahun be, nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=OODnO9jvehs
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ferofera/