Lifestyle

Parashikimi i motit, 17 dhjetor 2024

Do të vijojë Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë; mot  të kthjellët dhe relativisht të ftohtë; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Parashikohet që  orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi  kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com