ShowBiz

Sara Hoxha vjen me një mesazh për ndjekësit pak ditë para fillimit të Big Brother Vip 4

Pa ditë na ndajnë nga fillimi i Big brother Vip. Produksioni po merret me detajet e fundit të një punë kolosale siç e kërkon një spektakël i përmasave të tilla. Teksa rrjeti gëlon se kush do të jenë personazhet dhe si do të funksionojë formati këtë vit Sara Hoxha ka dhënë një mesazh pak para fillimit të spektaklit vip.

Çdo gjë që ja dua vetes, nuk e njihja derisa jeta më hodhi në anën tjetër të rehatisë dhe zgjidhja e vetme ishte ta përballoja me punë. Ajo që mësova është se një njeri, i vetëm, nuk mund të bëjë asgjë. Ndaj jam krenare i një sistemi pune që i rezistoi kohës, sfidave, dhe atyre që lanë anijen rrugës.

Rezultati i punës time, nuk jam vetëm unë, me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën. Kjo duket në çdo copëz të prodhimit, çdo filmim, këngë, emocion e përqafim të dhënë. Edhe pse mund të duket e lehtë, nuk do të thotë që nuk kemi sakrifikuar ditë të tëra, mbledhje të gjata sfilitëse për të arritur madhështinë. Nëse do ishte e thjeshtë do e bënte kushdo.
Mirënjohëse për të gjithë ju, e dini kush jeni.

Linku:https://www.instagram.com/p/DDwK24WoJSF/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DDwK24WoJSF/