Big Brother Vip 4 tashmë dhe pak orë e ndajnë nga fillimi i tij.Ledion Liço në daljen e tij të fundit ka zbuluar pak copëza nga shtëpia magjike ku do të izolohen vipat dhe jo vetëm. Ledioni theksoi se ka risi në këtë spektakël por pa zbuluar shumë.
“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.
Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio. Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.
Për sa i përket risive Liço theksoi se po vijnë me një bashkëpunim të veçantë me Grande Fratello. Pritet që të shkëmbejnë banorët por ai thekson se pak problem do të jetë gjuha por dhe kjo do të rregullohet.
Linku:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/