ShowBiz

Një rrugëtim jo i lehtë mëmësie, Anita Haradinaj rrëfehet mes lotësh

Anita Haradinaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e Orinda Hutësku ka zbuluar më shumë detaje nga mëmësia.

Anita dhe Ramush Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve, Gjinit, Hanës dhe Trimit.

Anita mes emocionesh rrëfeu se ka kaluar tri aborte, të cilat kanë qenë momente shumë të vështira për të, por nga ana tjetër tha se e kanë forcuar emocionalisht shumë.

Do i kisha dashur 6 fëmijë dhe jam mama çunash. Do kisha dash të kisha 5 çuna dhe një gocë, që të ma mbanin gocën në pëllëmbë të dorës…Me Trimin kam pas placenta previa dhe doktori më thotë do të heq mitrën.

Jo thashë unë po ma hoqe mitrën thashë gjeja Ramushit një nuse tjetër. Ai më tha se do kesh komplikime, e unë i thashë s’ka problem i marr përsipër të gjitha.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=eiSvR79JbvA

Burimi i foto: https://www.youtube.com/watch?v=eiSvR79JbvA