ShowBiz

‘I kapa telefonin një natë, çfarë nuk pashë’, konkurrenti i BBV4 tregon si e zbuloi tradhëtinë

Xum Allushi prej pak ditësh është bërë pjesë e Big Brother Vip. Personazhi komik i rrjeteve sociale ka vendosur të vijë pranë ndjekësve i zhveshur nga çdo lloj kompleksi. Ai ka ndarë detaje nga jeta e tij private. Xumi u shpreh se në moshën 27 vjeçare ka qenë i dashuruar por e ka përjetuar keq dhe ka rënë në depresion pasi ish partnerja e ka tradhëtuar.

“Me një gocë tjetër u ndava se ishte rritur në Amerikë, me kulturë tjetër, ishte princeshë e babit, ishte e llastuar. Më mërziti me një muhabet, i thash me mirëkuptim dhe u ndamë në 2021. Pas dy javësh u njoha me një gocë. E ndjeja që 27 vjecc do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova.

Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ja dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ja shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua. Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashë. I thash ça është kjo, më meku fare. Ua tha mos jam në ëndërr, zuri me rënë prap në gjumë. Ia tregoj telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë”-tregoi Xumi.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/