Në emisionin e kësaj jave në “Prive TV e ftuara e rradhës ishte Tayna. Gjatë emisionit Tayna mbi të gjitha foli edhe për sëmundjen e babait, gjë që e theksoi si një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Por një surprizë e bukur gjatë emisionit e emocionoi shumë Taynën. Bëhet fjalë për një letër shumë të ndjerë që babai i saj i kishte shkruar, që e bëri Taynën të shpërthej në lot.
Babai i Taynës në leter mbi të gjitha shkruan: “Si çdo familje edhe ne patëm sfidat tona. Ti e vogla ime e di se jeta më ndryshoj në mënyrë të hidhur atë shkurt të vitit 2023. Një stuhi e egër ngjarjesh më la të rrëzuar, pësova një sulm që më mori gjithçka, gëzimin, forcën dhe kuptimin e jetës. Më fal se po të shkruaj fjalë shpirti pa dashur të të mërzis. Por ti ishe gjithmonë aty e vogla ime edhe kur unë nuk mund të flisja, edhe kur une isha veç një hije e vetes sime, ti luftoje për mua“.
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDCUHvrtxSK/?img_index=1