Lifestyle

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2024

Moti vijon nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Verilindor dhe Juglindor të gjenerojnë reshje të pakta dëbore.

Ndërkohë do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com