Travel

Lehtësi për turistët! Transporti publik i Shqipërisë hyn në Google Maps

Turizmi vitet e fundit në vendin tonë ka kulmuar me shifra të frikshme dhe goxha premtuese dhe për të ardhmen. Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet trend për turistët nga vende të ndryshme të botës.

Duket se ky sektor tashmë vjen me një lehtësi më shumë për të gjithë ata që duan ta frekuentojnë vendin dhe nuk kanë shumë njohuri mbi orjentimin e transportit publik nga një destinacion në një tjetër.

Viti 2025, do të jetë disi më i thjeshtë për ata që zgjedhin të na vizitojnë, sepse tashmë të dhënat për transportin publik ndërqytetës janë integruar në Google Maps, duke e bërë më të thjeshtë orientimin.

Kjo do të thotë se tashmë për të shkuar nga një qytet në një tjetër mjaft të kërkosh në “Google Maps” dhe itinerari gjenerohet automatikisht, në disa raste me më shumë se një opsion, në varësi të destinacionit ku doni të shkoni dhe rrugën që doni të zgjidhni.

Linku: Monitor

Burimi i fotos:pexele.com