Lifestyle

Parashikimi i motit, 10 janar 2025

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm sërish në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë përkohësisht kushtet atmosferike në të gjithë Shqipërinë dukë risjellë intervale të shkurta më kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com