Hyrja e Gjestit në Big Brother Vip 4 ka sjellë shumë polemika brenda shtëpisë por dhe jasht po zhvillohet një tjetër spektakël i frikshëm në emër të tij.
Alaudini moderatori i Big Brother Vip Kosova ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij.
Ai ka hedhur poshtë thashethemet që po qarkullojnë se produksioni i spektaklit të Kosovës kërkon të ndërpresë lojën e Gjestit në BBV4.
‘Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë. Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh Dini.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=n6SRSLkMHiM
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/alaudinhamiti/