Lifestyle

Parashikimi i motit, 15 janar 2025

Deportimi i masave ajrore të ftohta polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër  rënie të temperaturave.

Përsa i përket motit, bregdeti dhe zonat  e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura ku priten reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që orët e pasdites zhvillojnë  përkohësisht vranësirat në qendër dhe jug të territorit duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 10°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2  – 3 ballë.

Linku:mteoalb

Burimi i fotos:pexele.com