ShowBiz

Lindja e vajzës dhe problemi shëndetësor i Getit, Marina Vjollca flet për periudhën më të vështir të jetës

Marina Vjollcën dhe pse jemim mësuar ta shikojmë shpesh në ekran si moderatore kur vjen puna tek intervistat ajo i ka shumë të rralla. Së fundmi Marina ka zbuluar më shumë detaje për jetën private në programin e Alketa Vejsiut.

Moderatorja ka treguar se ka kaluar një perjudhë shumë të vështirë në jetën e saj dhe kjo e ka bërë shumë të fortë.

“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara,” u shpreh moderatorja.

Po ashtu Marina theksoi se si çdo çift dhe ata kanë pasur krizat e tyre.

“Do të gënjeja nëse do të thoja jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona. Jemi natyra shumë të ngjashme, si karaktere,” tha Marina per Inspire PodClass.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=HBbWKOFgud4

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/marina_vjollca/