ShowBiz

Neda Balluku flet për eksperiencën si opinioniste dhe raportin me Arbër Hajdarin

Neda Balluk në daljen e saj të fundit për Wake-Up ka folur për eksperiencën si opinioniste në Big Brother Vip.

Ajo u ndal pak tek raporti që ka me Arbër Hajdarin.

Me Arbrin ndihem vërtet shumë mirë. Më ka pritur dhe më ka respektuar, flasim shumë shpesh. Është një djalë që shkëmbejmë batuta, kënaqem, kalojmë shumë mirë. Më pëlqen që e kam në krah këtë vit.

Për sa i përket lojës së banorëve Neda nuk ka cilësuar asnjë banorë si më të mirë apo më pak.

Të gjithë po përpiqen. Është kasti që ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ndaj asnjë.

Kur e ndjek nga televizioni e ke më kollaj të afeksionohesh apo të gjesh veten tek njëri nga ata. Por kur je aty e ke mendjen të kapësh situata dhe ti dëshiron që të hetosh për situatat, e ngjarjet për të bërë pyetje e t’i nxjerrësh pak zbuluar banort, që edhe publiku t’i shohë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=-DO7vK_DUAs

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DE13Yjct-wg/?img_index=1