Lifestyle

Parashikimi motit, 8 gusht 2025

Dita e premte për territorin shqiptar do të sjelli rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë regjistruar në 16 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.

Ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 19 e deri në 24 gradë celcius në vijën bregdetare edhe në orët e mesdites do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 38 gradë celcius.

Ndërsa në pjesën tjetër të ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mesdites do të luhaten nga 35 e deri në vlerën 37 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 32 apo 33 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike të paktën deri në orët e mesdites parashikohet që i gjithë territori shqiptar të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell. Ndërsa pjesa tjetër e 24 orshit do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-8-gusht-2025/

Burimi i fotos: https://images.pexels.com/photos/1955134/pexels-photo-1955134.jpeg?cs=srgb&dl=pexels-sebastian-palomino-933481-1955134.jpg&fm=jpg&w=1920&h=2880&_gl=1*1b0wr3x*_ga*MTk4MjY0OTUyMC4xNzQyNDYwMzg3*_ga_8JE65Q40S6*czE3NTQ2MzYzMjkkbzQxOCRnMSR0MTc1NDYzNjM0NCRqNDUkbDAkaDA.