Lifestyle

Parashikimi motit, 16 dhjetor 2025

Territori Shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë Vijës Bregdetare.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore, por nuk parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten sërisht maksimumet duke u luhatur nga 2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21 gradë celcius vlera më e lartë e cila pritet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri në 35 kilometra në orë në sipërfaqen e tokes dhe deri në 50 kilometra në orë në det të hapur me drejtim juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-16-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/high-angle-shot-valley-covered-with-snow-dark-cloudy-sky_9991100.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=f1960539-94b7-46fc-8e0a-a092f68ca2e6&query=cold+cloudy+day