ShowBiz

Familjarët e Kushtrimit reagojnë ashpër për rikthimin e Tony dhe për ofendimet e Labit

Rikthimi i Tony ka bërë zhurmë shumë të madhe si brënda ashtu dhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Familjarët e Kushtrimit kanë bërë një reagim mjaft të ashpër kundrejt produksionit duke i kërkuar llogari për rikthimin e Tony dhe për ofendimet e rënda që Labi i ka bërë Kushtrimit duke e quajtur “serb”.

Kjo sjellje e Labit ndaj Kushtrimit është cilsuar nga familjarët e tij si e paranueshme dhe madje at ai kanë kërkuar fansave që të ta ripostojnë foton e Kushtrimit që produksioni të kthejë përgjigje dhe të marr masa.

Familjarët e Kushtrimit: “SI VOTUES I KËTIJ FORMATI, KAM VETËM 3 PYETJE TË DREJTPËRDREJTA

  1. Çfarë përgjegjësie merr produksioni për mijëra SMS-a që kemi dërguar, të cilat rezultuan sikur të mos ishin dërguar fare, pa asnjë ndikim real në rezultat?
  2. Nëse do të ishte eliminuar Kushtrimi apo cilido banor tjetër, a do të vlente i njëjti rikthim për të gjithë, që herën tjetër ne, si mbështetës, të dimë nëse ka apo jo kuptim të shpenzojmë para?
  3. Si është e mundur që u anashkalua plotësisht situata ku Labinot Rexha e denigroi rëndë Kushtrimin, duke e etiketuar si serb/sllav dhe duke ia deformuar emrin në “Kushiq”? Kjo situatë u trajtua gjerësisht nga media, portale dhe mijëra komente të shikuesve, ndërkohë që për raste shumë më të lehta janë dhënë zarfe të zeza dhe eliminime direkte. Sot për debate të kota pati hapsirë por në këtë rast, produksioni jo vetëm që nuk reagoi, por as nuk e hapi temën. Le që nuk u dënua por u favorizua që të zgjedh dështimin e televotimit ku ai televotim mbajti Kushtrimin në garë nga publiku.A dëshironi që me qëllim të na nxisni tensione si të afërm të Kushtrimit?

Ju ftoj që secili që mendon njësoj ta shpërndajë këtë mesazh, derisa produksioni të japë një përgjigje të qartë, publike dhe dinjitoze.”

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DSlfq5dCMYN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DNhIo9XImuJ/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==